Napoli dëshiron Lukakun, por transferimi i belgut varet nga Osimhen

06/05/2024 07:15

E ardhmja e Romelu Lukaku-t është ende e pasigurt.

Sulmuesi i Chelsea-t është në huazim te Roma, e cila sipas raportimeve të medieve italiane nuk ka gjasa ta blejë atë.

Megjithatë e ardhmja e blegut mund të jetë në Itali, por te Napoli. Lukaku është një objektiv i Giovanni Manna, drejtori i ardhshëm sportiv i Napolit.

Transferimi i tij te Napoli mund të lehtësohej nëse belgu do të përfshihej në negociatat që Chelsea të afrojë Osimhen duke qenë se blutë janë shumë të interesuar për nigerianin. /Supersport

Top Channel