Gabriel Escobar nuk do të jetë më i ngarkuari me punë i SHBA për Ballkanin, reagon DASH

06/05/2024 10:39

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se Gabriel Escobar nuk do të jetë më i dërguari për Ballkanin Perëndimor.

Sipas DASH ai në javët në vijim do të marrë një tejtër pozitë.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij. Të gjithë oficerët e Shërbimit të Jashtëm në karrierë i ndërrojnë detyrat me rotacion çdo një deri në katër vjet si një praktikë e rregullt.

Si oficer karriere i Shërbimit të Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij aktual për tre vjet dhe pritet të kalojë gjatë në detyrën e tij të ardhshme në javët e ardhshme”, kanë thënë nga DASH në një përgjigje për Express.

“Deri në tranzicionin e tij të planifikuar, ai mbetet në rolin e tij si Zëvendës Ndihmës Sekretari dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor”, thotë DASH.

 

Përveç rrëzimit të pretendimeve për shkarkimin e Escobar, gjithashtu janë mohuar edhe raportimet se bashkëshortja e tij ka marrë fonde nga Serbia.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA