Mirlind Daku i heq fitoren CSKA-së së Moskës në kohën shtesë. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i aktivizuar titull në radhët e Rubin Kazanit në këtë transfertë, e gjeti golin në minutën e 90+2’, në moment kur skuadra vendëse po bëhej gati për të festuar fitoren.
Rubin Kazani kishte kaluar në epërsi që në minutën e 42-të me Rozhkov, ndërsa CSKA-ja baraza në shtesën e fraksionit hapës me Feyzullaev. Në pjesën e dytë (74’) Chalov i dha epërsinë e përkohshme skuadrës vendëse, pasi Daku u mohoi fitoren.
Një gol me peshë për sulmuesin e Kombëtares, që realizon në ndeshjet e tretë radhazi në kampionatin elitar rus. Për të është goli i tetë në 27 javë, pa harruar faktin që ka dhënë edhe katër asiste.
Me këtë performancë, prania e Dakut në Evropian duket e sigurt, përtej faktit që nuk ishte pjesë e Kombëtares në miqësoret e marsit për zgjedhje teknike të Sylvinhos./ Super Sport
Top Channel