Aktivisti i Luginës së Preshevës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

03/05/2024 12:23

Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Muharrem Salihu i cili është nga komuna e Medvegjës, është nominuar kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Nominimi i tij për këtë kandidaturë është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe Emma Bonino.

“Interesi politik i Muharrem Salihut janë të drejtat e Shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Koalicioni Renzi – Bonino angazhohet për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës”, skruhet në postimin e politikanit Alush Gashi, i cili ka ndarë lajmin për nominimin e Salihut në garën e Parlamentit Evropian.

Qytetarët e Bashkimit Evropian do të votojnë nga 6 deri më 9 qershor për të zgjedhur 720 anëtarë të rinj të Parlamentit Evropian për pesë vitet e ardhshme.

Parlamenti Evropian është njëri prej tre institucioneve kryesore të BE-së që udhëheqin bllokun e 27 vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA