Eike Immel, ish-portier i gjerman (19 paraqitje për Republikën Federale të Gjermanisë), që gjatë karrierës së tij ka luajtur për emra të mëdhenj të futbollit si Borussia Dortmund, Stuttgart dhe Manchester City, është në një situatë shumë të vështirë financiare.
63-vjeçar, i cili vari “dorezat në gozhdë” në vitin 1997 dhe fitoi miliona euro gjatë gjithë karrierës së tij, jeton me ndihmë sociale në një apartament komunal në qytetin e tij (Stadtallendorf). Atij i kanë mbetur vetëm 2 euro në llogarinë e tij bankare nga shuma që i kanë kaluar muajin e fundit.
“Tani jetoj me 1136 euro në muaj. 573 euro nga kjo shumë shkojnë për qiranë, duke më lënë vetëm 562 euro për shpenzime të tjera. Është një betejë e vërtetë për të përballuar bukën e gojës… Ndonjëherë më mbeten vetëm 2 euro,” deklaroi Eike Immel në “Stat 1”.
“Të gjitha mobiliet në apartament m’i kanë falur dhe një mik që drejton një restorant më lejon të ha falas”, shpjegoi ai./ Super Sport
Top Channel