Shtëpitë ‘akia’/ Japonia ka tashmë nëntë milionë shtëpi pa njerëz (fotot)

02/05/2024 16:54

Shifrat e fundit tregojnë se rreth 14% e të gjitha shtëpive në Japoni janë bosh, dhe kjo po tërheq interesin e investitorëve të huaj.

Rrjeti britanik The Guardian shkruan se rënia e numrit të popullsisë vijon të lërë pasoja në ekonominë dhe shoqërinë japoneze, teksa numri shtepive bosh ka arritur në rreth 9 milionë, që do të mund të akomodonin për shembull, të gjithë popullsinë e Australisë me nga tre persona për çdo banesë.

Shifrat e publikuara së fundmi nga qeveria tregojnë numri i shtëpive të tilla që tashmë njihen si “shtëpi akia”, është rritur me gjysmë milioni për pesë vjet”.

Zyrtarët thonë se kjo vjen si rezultat i largimit nga zonat rurale, dhe nga mungesa e dëshirës së atyre që i trashegojnë shtëpitë për t’i rinovuar, kompletuar apo dhe për t’i shembur.

Shifra totale prej 14% e shtëpive bosh në Japoni, mund të jetë dhe më e madhe. Ndërsa instituti i statistikave Nomura thotë se shtëpitë akia mund të arrijnë deri në 30 përqind të banesave në një dekadë.

Toka e lirë taksohet më shumë në Japoni në krahasim me atë me ndërtesa dhe kjo është një nga arsyet që pronarët e tyre nuk i shembin ndërtesat.

Por një interes në rritje shihet nga të huajt për pronat boshe, veçanërisht shtëpitë tradicionale ‘kominka’, që përdoren si shtëpi pushimi apo u lihen me qera turistëve.

Jeni japonez është në nivelet e tij më të ulëta në krahasim me valutat e mëdha dhe kjo ka nxitur shtimin e turistëve, 3 milionë prej të cilëve llogaritet se vizituan vendin vetëm në mars.

Si Japonia ashtu dhe Korea e Jugut në jug ka një rënie të numrit të lindjeve për çdo grua, që vitin e shkuar shënoi një mesatare prej 0.72, më poshtë se 1.26 25 shënoi në 2022.

FOTO GALERI
2/3
Toka e lirë taksohet më shumë në Japoni në krahasim me atë me ndërtesa dhe kjo është një nga arsyet që pronarët e tyre nuk i shembin ndërtesat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA