Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se Serbia po ndalon një projekt të financuar nga bashkia e Tiranës dhe të mbështetur nga kryeministria e Shqipërisë për ndërtimin e një shkolle fillore në fshatin Corroticë.
Arifi shkruan se kryetari i komanduar në komunën e Preshevës, Ragmi Mustafa në detyrën e parë të tij ka ndaluar projektin për ndërtimin e shkollës “Dituria”.
Postimi i plotë i Shqiprim Arifit në facebook:
Beogradi ndalon projektin e Tiranës
Kryetari i zarfit të Vuçiqit, në detyrën e parë që nga marrja e postit dhunshëm në mesnatë, ndal projektin e financuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht mbështetur nga Kryeministra e Shqipërisë; punimet e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë.
Kjo është kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiq!
Ditë të rënda po vijnë.
Më 20 prill, Arifi u shkarkua nga posti i kryetarit të komunës së Preshevës me anë të një vendimi të qeverisë serbe ku nuk jepej asnjë arsye konkrete. Sipas tij, shkarkimi ka ardhur për shkak të qëndriemve të tij politike dhe të ngritjes së flamurit kuq e zi në objektin e komunës që drejtonte. Në një intervistë që dha për Top News, Arifi tha se për shkarkimin e tij arbitrar, nuk pati asnjë reagim nga ana e qeverisë së Kosovës.
Top Channel