Situatë e rënduar në Gaza, OKB: Është më e shkatërruar se Ukraina, duhet investim i madh për pastrim të rrënojave

01/05/2024 22:44

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina.

Sipas OKB-së, pastrimi i kësaj zone do të jetë i kushtueshëm dhe i rrezikshëm shkaku i sasisë së madhe të asbestit dhe municioneve të pashpërthyera.

Gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave (UNMAS) vlerësoi se në Rripin e Gazës kishte 37 milionë tonë mbeturina në mes të prillit, ose 300 kilogramë për metër katror.

“Gaza ka më shumë rrënoja sesa Ukraina, dhe për ta pasur këtë më në perspektivë, vija e frontit ukrainas është afërsisht 1.000 kilometra, e gjatë dhe Gaza është 40 kilometra. Këto rrënoja ka të ngjarë të jenë shumë të kontaminuar me UXO (minicione të pashpërthyera), por pastrimi i tyre do të komplikohet edhe më tej nga rreziqe të tjera në rrënoja”, tha Mungo Birch, kreu i programit UNMAS.

Në përgjithësi vlerësohet se 10 deri në 15 për qind e municioneve të gjuajtura nuk shpërthejnë dhe për këtë arsye përfaqësojnë një rrezik të madh për popullsinë civile.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA