Pusi natyral më i madh e më i thellë në botë gjendet në malin kinez Penxhi (fotot)

01/05/2024 19:29

Pusi më i thellë natyral në botë raportohet së fundmi se është Xiaozai Tiankang dhe gjendet në Penxhinë Kinën qendrore.

Fenomeni i mahnitshëm që nuk ka shumë shpjegime zyrtare të dokumentuara, është krejtesisht natyral dhe arrin në më shumë se 600 metra thellësi, ndërsa gjerësia e tij është  537 metra.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e studiuesve të paktë që kanë qenë aty, është lulëzimi shpërthyes i botës së gjallë dhe bomire brenda tij.

Xiaozhai Tiankang është shembulli për të cilin gjeologët nuk bien dot dakord mbi influencën e ujit, pasi në këtë rast ka krijuar një lum të nëndheshëm rreth 8.5 km të gjatë që rrjedh në ujëvara spektakolare, thuhet ne njoftim.

Masa e tij e stërmadhe e bën të duket si një vrimë e shembur, nga më të mëdhatë në botë.

Por në të strehohen rreth 1,300 specie bimësh dhe kafshësh të egra, që bredhin në pyjet nëntokësore te hendekut.

Mes kafshëve më të famshme të kësaj zonë është ajo që njihet si “pantera e vesës” për të cilën vendasit thonë se njihet që në kohët e lashta, thuhet në postimin e një rrjeti të njohur natyror në Facebook.

FOTO GALERI
1/3
Masa e tij e stërmadhe e bën të duket si një vrimë e shembur ne vete, nga më të mëdhatë në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA