Insie Story/ I mbijetuari: Trupi i nënës u copëtua nga kafshët e grekëve, në Paramithi helmuan dhjetëra fëmijë

01/05/2024 22:06

‘Në krye të tre katër ditëve premë një degë vidhi, se burra nuk kishin ngel, e vendosin mbi të dhe e tërheqim dhe e çojmë atje ku ishim të rrethuar. Rron nja katër pesë ditë dhe vdes. E hodhëm në një instikam ku rrinin ushtarët dhe e mbuluam në darkë, në mëngjes qentë e nxorën nënën time dhe u zhduk se ngaqë i kishim braktisur tokat kishin ardhur grekët me bagëti’- u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.

Të pangrënë e të pa ushqyer, për të dhe të vëllanë 6 vjeç që i mbajtën të izoluar 6 muaj në shtëpinë e Tahir Muhedinit, u kujdes gjyshja. Dy xhaxhallarë ia kishin vrarë komitët, ndërsa babai dhe një xhaxha tjetër ishin arratisur në Korçë.

‘Në krye të një muaji thanë se kanë ardhur ca kuti me ushqime nga Amerika për kalamajtë dhe kanë vdekur 12-16 fëmijë brenda 24 orëve, ishte helm’- u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i maskarës së Çamërisë

Në vjeshtën e vitit 1944 u japin urdhër që të nisen për Shqipëri, ndaj morën rrugën në këmbë drejt Konispolit. Pas vdekjes së nënës për ta kujdesej gjyshja.

‘Vëllai im çalonte nga këmba, gjyshja ime e ka mbajt nga Paramithia deri në Konispol e ka mbajt gjyshja në krahë’- u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.

Por as në Konispol nuk u mirëpritën. U strehuan në një shtëpi të rrënuar nga gjermanët, që kishte vetëm tre faqe muri. Gjyshja lypte që të mbante gjallë dy djemtë, derisa një ditë vjen një i afërm dhe i thotë se njërin prej djemve të mbetur gjallë ia kishin plagosur, kurse për tjetrin nuk dihej asgjë.

‘Në atë minut allah alahh tha dy mi vrau greke dhe këta të dy mi vrau dhe luajti mendsh gjyshja. Me merrte mua më fuste në mes të këmbëve se kishte frikë se po më merrin edhe mua’ u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë
Pas vdekjes së gjyshes drama e dy vocërrakëve, 6 dhe 8 vjeç bëhet më e madhe. Në Konispolin shqiptar askush nuk u vuri dorë, por i lanë të vdisnin urie.

‘Kur vdiq gjyshja ngelëm ne me vëllanë vetëm, pa njeri. Konispoli vërtetë shqiptar por ishin të këqij, nuk na ndihmoi asnjë njeri ne ishim dy fëmijë të ngordhur… dhe ishim pa ngrënë prej ditësh. Shkova në një shtëpi për të kërkuar bukë por nuk më dha…rrojtëm ja dy ditë pa bukë, më kujtohet se binte shi dhe kam dalë aty tek streha dhe vija buzën…zura dyshekun dhe u mbushëm me morra por duket se shpirti nuk del, një njeri nuk na vuri dorë’ u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA