Inside Story/ ‘Nënën ma dogjën të gjallë, motra në djep u zhduk’, dëshmia e tmerrshme për gjenocidin e Paramithisë

01/05/2024 22:00

Paramithia ishte qyteti i parë nga ku nisën masakrat e vitit 1944. Qyteti i vogël dhe i qetë ku bashkëjetonin prej shekujsh myslimanë e ortodoksë, do të kthehej në një kasaphanë. Në këtë qytet u vranë përgjatë 3 ditëve të masakrës së qershorit mbi 600 shqiptar.

‘Greqia është shtet kampion në Evropë të spastrimit etnik. Ajo ka realizuar politika të tilla ndaj të gjithë minoriteteve dhe dikur ka qenë 60% popullsi greke me 40% minoritete, sot është i deklaruar shtet i pastër pa asnjë lloj minoriteti’ u shpreh Beqir Meta, historian.

Fadil Nuriu ka lindur në një familje të kamur shqiptarësh në Paramithi në vitin 1936. Ai ishte vetëm 8 vjeç atë qershor, kur me sytë e tij pa të masakroheshin të afërm, familjarë, miq e shokë.

‘Hyri në Parimithi dhe thotë e jemi vëllezer ndaj burrat të hapin dyqanet, të nesërmen në orën 12:00 çfarë kapi shqiptarë i theri si keca dhe këto janë të gjitha të vërteta. Myftyun e Paramithisë e kishin varrë dhe e kishin lënë në mes të rrugës. Kishte një djalë që e quanin Xhevit, ishte 17 vjeç, ishte fshehur e kapën nga flokët dhe ai u lutej mos më vrisni, mos më vrisni: e vranë aty tek babai’ u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.

Shumica e burrave dhe djemve mbi 10 vjeç ishin vrarë, ndërsa ata që kishin mundur të shpëtonin ishin arratisur. Në fshat kishin ngelur vetëm gratë dhe fëmijët e vegjël, të cilët i futën në një shtëpi. Aty, Faidili do të jetonte një ndër momentet më dramatike, pasi ia dogjën nënën për së gjalli ndërsa motra që ishte në djep u zhduk.

‘Nana ime rahmet pastë kishte një gocë të vogël dhe çohet të marrë plaçkat e gocës për ta ndërruar, në krye të dy minutave del e djegme, unë fillova duke qarë aty më shtyn një ushtar grek nga shkallët, i hodhi benzinë iu dogjën edhe dhëmbët, goca e vogël që ishte në djep nuk e di çu bë, a vdiq a e mori njeri nuk e dimë, ajo u zhduk’ u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA