U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe në Belgjikë

30/04/2024 17:33

Besnik Hasi nuk do të jetë më trajner i skuadrës belge Mechelen nga ku do të largohet në fund të këtij sezoni.

Trajneri shqiptar i Kosovës, bëri një punë të mrekullueshme te Mechelen ku në 22 ndeshje arriti të udhëhiqte skuadrën në 12 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje.

Në një njoftim të publikuar nga klubi, thuhet se Hasi do të largohet nga Mechelen pas përfundimit të kampionatit. 52 vjeçari do të drejtojë skuadrën edhe në 4 ndeshjet e fundit të Play Off-it dhe më pas do të largohet.

Në Belgjikë janë të sigurt se trajneri shqiptar nuk do të largohet nga elita e futbollit belg duke zbuluar se pritet të drejtojë KAA Gent. Mediat belge shkruajnë se ka një marrëveshje mes palëve.

Top Channel