Transformimi i shkollës “Naim Frashëri” në Fier, Rama: Do garantojë kushte dinjitoze për 850 nxënës e mësues

30/04/2024 08:13

Vazhdon rikonstruktimi i shkollave në të gjithë Shqipërinë.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se punimet në transformimin e shkollës “Naim Frashëri” në Fier janë drejt përfundimit. Ky është një investim Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që do të garantojë kushte dinjitoze dhe standarde bashkëkohore.

“Mirëmëngjesi dhe me punën për transformimin e shkollës “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që do të garantojë kushte dinjitoze dhe standarde bashkëkohore për 850 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel