Studimet nxjerrin të vërtetën hapur, këto janë dy frikërat e grave në moshë në lidhje me seksin!

30/04/2024 08:35

Sipas Kingsberg, seksi i dhimbshëm dhe mungesa e dëshirës janë dy nga çështjet më të zakonshme me të cilat merren gratë gjatë menopauzës dhe më gjerë.

. “Shumë gra besojnë se mosfunksionimi seksual është një pjesë e natyrshme e plakjes,” thotë ajo.

Një pjesë e kësaj është e vërtetë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëjmë diçka për këtë. Gratë i lyejnë flokët për t’u dukur më të reja dhe shkojnë në palestër për t’u ndjerë më mirë. Por kur bëhet fjalë për shqetësimet seksuale, shumica stepen.

Kingsberg gjithashtu vë në dukje se ndoshta rreth 40% deri në 45% e grave kanë një shqetësim seksual. Ndërsa mosfunksionimi seksual diskutohet hapur te burrat, është bërë një temë tabu midis grave që nuk trajtohet shpesh nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Megjithatë, nxjerrja në dritë e këtyre çështjeve është mënyra më e mirë për t’u siguruar që po shijoni seksin gjatë gjithë jetës suaj, ashtu siç duhet!

Si mund ta përmirësoni jetën tuaj seksuale?

“I takon grave që të fuqizojnë veten për të qenë në gjendje të kërkojnë ndihmë”, thotë Kingsberg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA