“Duam t’i fitojmë të dyja ndeshjet”, Luis Enrique: Do jetë spektakël për tifozët e futbollit

30/04/2024 22:30

Paris Saint-Germain përgatitet për ndeshjen gjysmëfinale të Champions League në transfertë ndaj Borussia Dortmund. Francezët, vijnë pas konfirmimit si kampionë për herë të 12 në Francë dhe kërkojnë që suksesi ta zgjerojnë edhe në Europë.

Trajneri Luis Enrique, në konferencë për shtyp theksoi se skuadra e tij do të luajë me qëllimin për t’i fituar të dyja ndeshjet dhe për të prekur finale e dytë në histori.

“Ajo që më pëlqen më shumë nga kjo ndeshje e parë është se mund të shijojmë një nga stadiumet më të mrekullueshëm të Europës.

Kemi mundësinë që t’i gëzojmë tifozët tanë duke shkuar në finale, do të mundohemi që t’i shijojmë këto dy ndeshje, por edhe t’i fitojmë ato. Nuk duam që t’i lëmë asgjë rastësisë, besoj se do të jetë një spektakël për këdo që është tifoz i futbollit”, u shpreh Luis Enrique.

Top Channel