Deklarata për policët e korruptuar/ Rithemelimi dhe Monika Kryemadhi kërkojnë dëgjesë me Altin Dumanin

30/04/2024 13:10

Tetë deputetët e Rithemelimit kanë hedhur firmat  në këtë kërkesë që disponohet nga Top Channel për të organizuar në Komisionin Parlamentarë të Sigurisë Kombëtare një dëgjesë me kreun e SPAK Altin Dumani.

Megjithëse është marrë në pyetje nga SPAK si subjekt nën hetim, nuk ka hezituar të hedhë firmën në kërkesë edhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi.

Në kërkesë thuhet se “ gjatë raportimit të tij, kreu i SPAK ngriti shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë  e niveleve të larta të policisë, të cilët sipas kreut të SPAK rezultojnë të kenë bashkëpunuar me krimin e organizuar”.

Bazuar në këtë deklarim të kreut të SPAK Altin Dumani gjatë raportimit disa javë më parë në KLP, deputetët e rithemelimit kërkojnë të dinë më shumë prej tij duke propozuar në dëgjesë në komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Kërkesa do të shqyrtohet në këtë komision gjatë ditës së sotme.

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel