Mbappe synon lamtumirën perfekte, PSG fokusin vetëm te Dortmundi

29/04/2024 16:28

PSG arriti që të fitonte titullin e 12-të kampion këtë edicion, duke konfirmuar dhe një herë se është kthyer në një superfuqi në kampionatin francez.

Luis Enrique bëri detyrën minimale që në sezonin e parë, duke arritur që të shtojë trofeun më të rëndësishëm në Francë në palmaresin e Parisit.

Tani fokusi kampionëve të Ligue 1 do të jetë një dhe i vetëm, të fitojë trofeun që aq shumë e dëshiron: Champions League. PSG do të përballet me Dortmundin në gjysmëfinale dhe së paku, në letër, konsiderohet favorite. Enrique do të ketë luksin të mendojë vetëm për takimet e Ligës së kampioneve dhe në tri takimet e fundit në kampionat, të aktivizojë lojtarët që kanë gjetur më pak hapësira.

Kylian Mbappe po ashtu do e ketë një motiv më tepër triumfin në Champions, pasi në fundin e këtij edicioni do të lërë Parisin. “Ylli” francez, dëshiron  t’i bëjë dhuratën që e duan më shumë, para se të nisë një aventurë të re. Mbappe këtë edicion është shënuesi më i mirë në kampionat, ndërkohë që në Champions ka shënuar 8 gola në 10 ndeshje.

E sigurt është që PSG është më i uritur se kurrë më parë për të marrë trofeun e parë të Champions League./SuperSport

Top Channel