Daku i papërmbajtshëm, shënon super gol në kampionatin rus (VIDEO)

29/04/2024 16:18
Mirlind Daku

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin rusk u ka shënuar sërish në të dytën javë radhazi.

Daku arriti të shënojë një gol të bukur në minutën e 43-të pasi kaloi disa kundërshtarë dhe me një goditje preçize me të djathtën e dërgoi topin në rrjetë.

Ky është goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani i cili ka shërbyer edhe 4 raste për shokët e skuadrës. Te Rubin Kazan, Daku është një titullar i padiskutueshëm dhe po shpërblen besimin e trajnerit.

Ende nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë ndër emrat që pritet të grumbullohet nga Sylvinho për kampionatin “Euro 2024” në Gjermani.

Top Channel