Detaje të vrazhda të vdekjes së një vajze në një shkollë të mesme private në Britani janë publikuar gjatë gjyqit të ngjarjes, përfshi dhe shkrimet e fundit në ditarin e saj.
16 vjecarja Caitlyn Scott-Lee, 16, u gjet në parkun pranë shkollës luksoze Wycombe Abbey në veri të Londrës më 12 prill të vitit të shkuar.
Në gjykatë u tha se e reja sapo ishte njoftuar për dënim pasi në dollapin e saj ishte gjetur alkool, në shkollën ku një vit kushton rreth 15 000 paundë.
Babai i tronditur i Caitlyn, Jonathan Scott-Lee, bankier në Londër, tregonte për shënimet e fundit të bijës së tij në ditar, ku ajo përmendte se ‘dëshironte të vdiste dhe t’i thoshte lamtumirë miqve të saj’.
Jonathan tha: “Unë kujdesesha për të, e vishja, e ushqeja, që kur ishte e vogël. Kishim momente të vështira por ajo shkonte te dritarja e qante kur unë nisesha për punë, sikur të mos e dinte se do të kthehesha çdo mbrëmje”.
Ai tregon më tej se Caitlyn ishte autike, që do të thotë se ndjenjat e saj ishin të përforcuara.
Vajza e shkathet kishte marrë një licencë për zhytje që kur ishte 10 vjeçe, madje kishte punuar si modele dhe ‘kishte drejtuar helikopter’ në Zelandën e Re.
Në udhëtimet e saj me të atin vajza kishte qenë për ski në Japoni dhe kishte shëtitur Murin e Madh Kinez, mes të tjerave.
Jonathan shtonte: “Caitlyn ishte shumë më tepër se autizmi i saj, por kjo shkolla Ëycombe Abbey, i dha dënimin.”
Në gjyq u tha se dënimi për Caitlyn erdhi për shkelje të orareve në shkollën me konvikt ku banonte, por tragjikisht një ditë më vonë ajo u gjet e vdekur në një zonë të veçuar të parkut.
Drejtori Jo Duncan tha në gjykatë se Caitlyn ishte një “nxënëse e dashur nga të gjithë” dhe adhuronte artet performuese.
Ajo shtoi se shkolla kishte vepruar sipas procedurave të sakta në ditët para vdekjes së Caitlyn, dhe se ishte e trishtuar për atë që kishte ndodhur, shkruan rrjeti TheSun.
Wycombe Abbey është një shkollë e njohur për fëmijë të britanikeve të pasur, e themeluar në vitin 1896 dhe ka aktualisht 656 nxënës, 591 prej të cilëve rezidentë në konviktin e saj.
Seancat dëgjimore te ngjarjes vazhdojnë.
Top Channel