25/11 11:50
Derbi numër 203 mes Tiranës dhe Partizanit përfundoi me fitoren e të kuqve.
Festa në Arenën Kombëtare shpërtheu menjëherë pas golit të dytë të Partizanit, që u realizua nga Maget në minutat shtesë. Tifozët brohoritën në kor, ndërsa në fushë zbriti drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama.
Sikurse duket nga fotot e LSA-së, Rama përqafon dhe përgëzon trajnerin Orges Shehi, ndërsa më pas feston me futbollistët.
Top Channel