Dumfries dhe banderola gjatë paradës: Theo Hernandez, në zinxhir

28/04/2024 22:42

Ngacmimet e Interit ndaj “kushërinjve” të Milanit vazhdojnë.

Këtë herë është lojtari zikaltër që nxit turmën, pikërisht Denzel Dumfries. ‘Viktima’ Theo Hernandez: mes të dyve ka llogari të hapura siç e dëshmoi edhe përplasja e ndodhur në derbin e fundit që rezultoi me përjashtimin e të dyve.

Holandezi, gjatë festës së organizuar në rrugët e Milanos, ngriti një banderolë që mbante një vizatim të tij duke mbajtur lojtarin kuqezi në zinxhir, krahasuar me një qen. Ndjenja është se gjesti do të shkaktojë  polemika.

Për të mos lënë pas dore edhe Lautaro Martinez, i cili i nxitur nga turma, së bashku me mbështetësit e shumtë, këndoi një refren me përmbajtje shumë të qartë: “Kush nuk kërcehet me ne, çfarë është ai, ai është tifoz i Milanit, një m…”.

Top Channel