Dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj shqiptarëve në Gjakovë, arrestohet serbi në Bërnjakë
27/04/2024 20:02
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se sot në pikën kufitare të Bërnjakut, është ndaluar një person me inicialet J.S.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ka dyshime se i arrestuari mund të ketë kryer krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998 dhe 1999.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti individ është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit individ, kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Top Channel