“Burrin e ministres s’e mbajtën nervat e i futi biçakun vartësit të gruas”, satira e Gjekmarkajt: Kush do të bëjë karrierë, do t’i ndalohet martesa

27/04/2024 13:46
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë e belasë së ministrave me burrat dhe krapi në mes si dilemë historike!

( Analizë satirike)

Gruaja fut shejtanin në shishe thotë një proverb por ministret tona medet, jo nuk ja dalin, hynë në shishen e burrave thotë ai i bekuar Salianj.
Dikur të gjorat gjenin burrë siç e ka thënë Zoti vete me gojë siç burrat gra. Disa ishin vajza normale e gjeten burra normal, disa edhe pse normale gjeten çamarrokë me vese e me ndonje lek.

Ata nuk e kursyen paranë në ditë të zezë dhe një ditë gratë e panë veten ministre, burrat u ndien mire.
Dikur thonin parja e bardhe në ditë të zezë, tani ta shtojmë paren e zezë per ditë të bardha. Kur e zgjedh burrin per qejf nuk bën t’ja thyesh zemren.
Tahmaja shtohej, diku prona, diku tendera, diku emerime, ndoj allishverish tjeter, bereqet, bereqet, termet termet vikat Damua!!

Ndonjë humbi vite më parë postin se burri shfaqej si qerrata në faj, ndonjë se tepër çapken, të tjera mund të ikin se ai nuk mban nervat me vartesit e gruas se nxjerr biçakun, i fut një thikë në ije dhe një prapanice aq sa aktualizohet shumë thënia o zot ruana b….nga burri i shefes!
Ndonjë bën sekserin poshtë e përpjetë dhe nga frika e përgjimeve i shkruan shifrat nëpër letra dhe i djeg me çakmak dhe pjesën tjetër të komunikimit e bën me gishta e me mimikë si cjap buzëprerë!

Ç’kohëra more aman ç’kohëra. Më mirë mos të kesh burrë fare si ka ardhe stina e moti. Të mendohesh gjatë kur martohesh! Ta shtrëngosh mirë fiqirin! Ti thuash rradakes përqëndrohu!
Tani e tutje Babo terbieti ishallah nuk do ndalojë martesat për ato që duan të bëjnë karrierë dhe do japë urdhër që të ndahen ato që duan ta vazhdojnë atë!!
Qeveria ka rëndesi, paraja, jo dënglat sentimentale prej mikroborgjezesh.

Familjet e pushtetit e kanë të madhe ngasjen dreqerit, të tjerët jetimë!
Pardje një nga enigmat e mëdha që trazonin shqipëtarët ndër dekada u duk sikur u shua krejt si thengjilli nën furinë e argumentit si ujë.
Por iluzion paskesh qënë, befas pas tulatjes së parë, ajo u ndez përsëri si një debat intelektual, politik, gastronomik, biologjik me permasa tragjike mes eksponenteve të mazhorances.

Zëvendes Kryemistrja Belinda nga Ulëza e shoqëruar nga Tezja e partisë cila e ndiqte me admirim dhe gëzim, e gatshmë te llapashitej vetë në ujë për të kapur ndonjë, shprazi gëzueshem mbi “Botën shqiptare” lajmin se krapi i Ulzës është ku e ku më i mirë se krapi i Shkodrës. Ajo tha që ai është edhe gjellë edhe mish. Nën kujdesin e partisë do bëhet më i gjatë se Ulsiu dhe më i mençur se Shalsi. I brymosur me idealet tona ai do të jetë solidar, social, socialist dhe i thekur majtist. Tezja u madhëngjye. Mes ngashërimit tha ta duam si shok partie! Dhe kur të ngrohemi pranë zjarrit të jugut mejtimet tona tek ky krap safi të përqendrohen!

Ky ishte një perfundim historik nga ana e saj por në Shkoder lajmi u perjetua si shpallje lufte. Krenaria e Qytetit të vjeter u shkryth. Vetë Mamica alias “Madona di Scutari”, u kreshperua, u mvrenjt, mrroli vetullat dhe zjarr i dha zemerimit. Si guxueka ajo që karasin krapin kinez ta krahasojë me atë që është këtu që kur këto troje u sajuan! Ai levend krap ushqeu Teuten, Gentin, Balshajt, Venecianet, Karahamahmutin, Ditmirin, Ilir Beqen dhe Benetin! Tjetër çka natyra vetë përpoq tjeter shumimi artificial, ja për shembull ne pranë Babos u rritëm bio jo si shtogu në meze. Shihni ata pranë Muços si rasat”.

Ky debat duket si një shpërthim bërthamor në gjirin e mazhorances ku e ku me i fortë se denoncimi i Gaz Bardhit, reportazhi i Rai 3, Drejtoret me 5D dhe ata pa numer. Mbrëmë natën Babua mblodhi shtatmadhorinë e tij dhe caktoi një komision të përbërë nga Mete, Nikoqiri, Etjeni, Gonxhe dhe Klosi të cileve u la detyrë që të hanë krap çdo ditë per tre muaj, një ditë nga i Shkodres një tjeter nga i Ulzes, ta hanë ngadalë e me shije, të rrinë shtrember e të flasin drejt dhe mos të nguten në konkluzione të shpejtuara.

Një komision i posaçem në udheheqjen e Kostës së Gramozit e Lindites, do regjistrojë gromësimat, kohëzgjatjen e tyre, duhmem dhe acidet që shperndan. Ai në fund do ju dhurojë librin e tij të ri “mbi mireqënien sociale”. Do varin turinjet se helbete librat u shkaktojnë të kruara e kollitje po ai citon Babo rilindasin dhe “dritë e diturisë perpara do na shpjerë” e ata ulin kokën.

Babua , virani, keshilloi gjithsesi mirë është mos të shpallet superior njëri krap nga tjetri por të vihet theksi tek e ndryshmja si vlere e gjithësecilit që konflikti të shmanget, per aksh arsye ha të Shkodres per të tjera të Ulëzes. Qerratenj burra , qerrata krap, qerratesha dilema e maraze!

Top Channel