Tentoi t’i vidhte dy celularë dhe një orë 54-vjeçarit, bien në pranga dy personat që e ndihmuan të largohej nga vendngjarja

26/04/2024 16:46

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pas ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Buzaishtë të Pogradecit.

A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë ndihmuan 39-vjeçarin S. Ç. të largohej nga vendngjarja pasi kërcënoi me armë një person dhe tentoi t’i merrte dy celularë dhe një orë dore.

Policia vijon punën për kapjen e S. Ç. dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë.

Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39 vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.

“, sipas njoftimit policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA