Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në plazhin e Gjipesë.
Në kërkim janë shpallur tre të tjerë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestua në flagrancë shtetasi G. S, 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Ll. Sh., 63 vjeç, B. Sh., 52 vjeç dhe A. Z., 65 vjeç, të tre banues në Himarë”, njofton policia.
Këta shtetas po ndërtonin secili nga një strukturë druri (beach-bar), pa leje në plazhin e Gjipesë, për qëllime përfitimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel