Për të pestën herë radhazi, kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë takohen sërish sot për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në muajin shkurt, duke ngjallur reagimin e ashpër të Beogradit zyrtarë, serbëve lokalë por edhe faktorit ndërkombëtar.

Takimet e reja në Bruksel janë përpjekje e radhës e BE-së për të nxitur gjetjen e një zgjidhjeje për transferimin e fondeve në dinarë nga Serbia në Kosovë. Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkovic nga Serbia, do të jenë sërish në tryeze me të dërguarin e posacëm të bllokut europian Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për të diskutuar mbi ngërcin e krijuar.

Mund të ketë edhe takime të përbashkëta mes tyre, nëse ka gatishmëri nga palët për një gjë të tillë. Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti.

Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

Qeveria e Kosovës insiston nga ana tjetër se nuk bëhet fjalë për një lëvizje politike, por për një vendim të pavarur të BQK-së. Në takimet e deritashme në Bruksel për këtë çështje janë dhënë disa propozime për gjetjen e një zgjidhje sipas së cilës Serbia do të mund të bënte pagesa për shfrytëzuesit e ndihmës financiare në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA