Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski deklaroi se gara në Maqedoninë e Veriut vazhdon dhe se që nesër do të fillojë të prezantojë konceptin e tij.

Në një deklaratë për media kandidati tha se nesër do të filloj nga zero. Ndërkohë që iu bëri thirrje të gjithë atyre që sot nuk e realizuan të drejtën e votës, atë ta bëjnë më 8 maj.

“Fillojmë nga zero, fillojmë nga fillimi dhe në këto 20 ditë do të promovoj konceptin time në të cilin thellë besojë. Inkurajoj qytetarët të cilët sot nuk dolën në këtë raund të zgjedhjeve, i inkurajoj që të dalin dhe të votojnë më 8 maj, ku pres një jehonë dhe më të madhe të votuesve”, tha Pendarovski.

Top Channel