Zgjedhjet në Maqedoni, kandidati shqiptar thirrje qytetarëve, Bujar Osmani: Dilni dhe votoni! Vendosni për izolimin ose integrimin
24/04/2024 11:12
Bujar Osmani, kandidat për president nga Fronti Evropian ka votuar në shkollën fillore Adem Jashari në komunën e Çairit në Shkup.
Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin sa më shumë në votime dhe të shprehin bindjen e tyre.
Ai tha se zgjedhjet janë vendimtare sepse shteti është në udhëkryq.
“Qytetarët vendosin për izolimin ose integrimin. Besoj në fitore të Frontit për Evropën”, tha ai.
Top Channel