Serbia “s`ka nga lëviz më”, tani është zyrtare: “Ohri”, pjesë e procesit të dialogut me Kosovën

24/04/2024 15:32

Beogradi zyrtar vazhdimisht e kishte përmendur faktin qëe marrëveshja e Ohrit nuk ishte pjesë e negociatave të dialogut, por zbatimi i plotë i saj tashmë është vendosur të bëhet pjesë zyrtare e kapitullit të 35 për Serbinë në negociatat për anëtarësimin e saj në BE.

Këtë ndryshim të kapitullit të 35 e bënë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë një takimi që u mbajt në Luksemburg. Aty u tha, se qëndrimi do t’i përcillet Serbisë me anë të një letre. Në tekstin e ri të kuadrit negociues theksohet, se “Serbia zbaton plotësisht detyrimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”.

Këshilli i Ministrave nënvizon se “palët (Kosova e Serbia) janë pajtuar që detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt integrimit evropian”. Nga autoritetet e Beogradit për momentin ka vetëm heshtje lidhur me kuadrin e ri negociues të BE-së për Serbinë. Marrëveshja me të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan shkurtin e vitit të kaluar kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë torritoriale të njëra-tjetrës.

Me 27 tetor të vitit të shkuar, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa, Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA