Ishte planifikuar të mbahej sot, anulohet provimi i Magjistraturës për fazën e dytë! Ja kur pritet të zhvillohet

24/04/2024 15:49

Është anuluar testi që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 15:00 në kuadër të fazës së dtë të provimit të Magjistraturës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se provimi i fazës së dytë që duhej të mbahej sot pasdite, është shtyrë sërish për ditën e nesërme.

Për konkursin e Magjistraturës nga ku konfirmohen gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të vendit, ka pasur hije të forta skandali me akuza të publikuara një ditë më parë ku tuhet se lista e fituesve të provimit të fazës së parë është ndryshuar sërish pasi ishte bërë zyrtare.

Për akuzat ka pasur një reagim zyrtar edhe nga ana e Shkollës së Magjistraturës ku pretendohet se lista e fituesve është shpallur para të gjithë të pranishmëve dhe se numri i kandidatëve fitues kishte rezultuar më i lartë pas një verifikimi të dytë të bërë.

Sot, provimi për fazën e dytë është shtyrë dy herë, si fillim nga 08:00 për në orën 15:00 dhe tani për ditën e nesërme.

Top Channel