Inside Story/ “Nëse i preket një fije floku do flasim bashkë”, konflikti për fajdet, çfarë ndodhi në takimin e tensionuar: Im vëlla i ka ndejt më shumë me fëmijët e tu se sa me mua

24/04/2024 21:51

Ilir Sokoli ishte një tjetër person pjesë e dosjes voluminoze Radovani. Si fillim ai arrestohet e më pas lihet me arrest shtëpiak. Në kontrollin e banesës atij i janë gjetur dokumente, letra e blloqe shënimesh ku dalin në pah shuma të ndryshme parash të dhëna hua djemve të Radovanit. Lista ishte e gjatë edhe ndaj huamarrësve të tjerë.

Sipas prokurorisë ky person në 26 janar të vitit 2019 është takuar me Paulinin dhe kishte shkuar së bashku me dy persona të tjerë. Sokoli i pohon Paulinit “që na ke marrë në qaf na ke varros”. Në bisedat e përgjuara, përmendet edhe lagja e Dobraçit në Shkodër, që përbën zonën e grupit të fuqishëm të fisit Bajri. Një familje e fortë e përmendur për përplasjen me familjen Lici me bazë në lagjen Kiras. Këto dy familje në Shkodër janë përmendur shpesh për dhënie me fajde të shumave të mëdha të parave por asnjë hetim i tillë nuk është finalizuar.

“Unë 70.000 ja kam E.M se nuk ja jepte dy djemve e hina vet garant. Kemi lekë dhe në Dobraç se kemi shku me T… T e B i din si unë, o prefekt 1.000 dollar a Euro me të lujt që të them unë e ça ti përmend me emra e me fiks domethënë ti mu nuk më ke asnjë lek, unë kam tan hallin me heq njerzit mar.”

Në ato momente, të bisedës kuptohet paralajmërimi që Radovani u kishte bërë fajdexhinjve. Personi i dytë ndërhyn dhe thotë të mos bëjë denoncim pasi mbi të gjitha, ata janë miq dhe kërkojnë paratë që u takojnë.

“Nëse ti merresh me këto kërcënimet që thua do futet shteti e do futet kjo, dëgjo se fjalët e tepërta janë fukarallëk e bokan kështu kërcënimesh. Në qoftëse ti ke plan me u dhanë atyre të tjerëve se janë më trima, zotni në qoft se këtij i preket një qime floku si kemi me bo muhabet bashkë. Im vëlla i ka ndejt më shumë me fëmijët e tu se sa me mu.”

Në tetë faqe blloku që iu sekuestrua Ilir Sokolit, ka shënime të tilla me emra konkretë të cilëve ai iu kishte dhënë para me fajde. Këto borxhe ishin marrë me nga 3 deri në 5% interes. Përpos të gjitha të dhënave, gjykata vendosi pushimin e procedimeve penale për personat e përmendur më lart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA