Ancelotti: Trajnerët italianë të futbollit janë më të mirët në botë

24/04/2024 09:37
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti beson se trajnerët italianë janë më të mirët në botën e fubollit.

Këtë e shprehu në një takim që pati me një grup studentësh duke përfshirë edhe dy ish-lojtarët e njohur Alessandro del Piero dhe Ignazio Abate.

Këta të fundit po kryejnë një kurs të përcaktuar nga FIGC për të drejtuar një skuadër në Seria A dhe të marrin në fund një diplomë master.
Ky është proces ku përfshihen leksione dhe një tezë përfundimtare por edhe vizita në klube për të studiuar metodologjinë e tyre.

Ky grup tani po kalon 2 ditë te Real Madrid ku po merr udhëzime edhe nga Ancelotti i cili theksoi se trajnerët italianë janë më të mirët në botë.

“Gjithmonë e mbaj mend shkollën e trajnerëve, sepse aty fillon të mësosh se çfarë do të thotë të jesh trajner. Kujtoj shkëmbimin e ideve dhe pikëpamjeve që kishim mes shokëve të klasës. Më duhet të ritheksoj: trajnerët italianë janë më të mirët në botë”- u shpreh Ancelotti.

Top Channel