Amnistia Penale, lirohet nga burgu i Reçit edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës: Eksperiencë që uroj mos e provojë askush!

24/04/2024 13:20

Mes 135 të liruarve nga burgu i Reçit, këtë të mërkurë kam përfituar nga amnistia penale edhe Fran Frrokaj, ish kryebashkiaku i Lezhës.

Teksa linte pas dyert e burgut ai tha: Kjo ishte një eksperiencë që uroj të mos e provojë askush!

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj u dënua me një vit e katër muaj burg, pasi u shpall fajtor për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun”.

Këtij të fundit, i ndalohet të ushtrojë funksione publike për pesë vite.

Top Channel