Video/ Modelja e rrjetit hedh tufa parash nga helikopteri në plazhin e mbushur me turistë (fotot)

23/04/2024 16:44

Në një prej tentativave më të fundit për famë e zhurmë në rrjetet sociale, modelja braziliane Bel Ponciano ka lëshuar nga helikopteri kartëmonedha në vlerë rreth 2000 dollarë në një plazh të mbushur me turistë në Sao Paolo, Brazil.

Modelja filmonte veten dhe turmat poshtë saj gjatë ritualit të çuditshëm, teksa plazhistët shihesin që vraponin për të kapur sa më shumë para që binin nga qielli.

Ndërsa Ponciano në helikopter shihej duke u ngërdheshur, teksa lëshonte tufat e parave në plazhin qendror të Balne rio Cambori, në jug të Sao Paulo.

Modeja e bukurisë dhe stërvitjes tha se kishte hedhur rreth 10,000 real brazilianë në kartëmonedha 5-she, 10-she e njëzetëshe, dhe më pas postoi videon për rreth 100,000 ndjekësit e saj në rrjet.

Ajo shkruante me ironi në komente: “Mos i braktis kurrë ëndrrat e tua! Vetëm Zoti mund të të ndalojë! Herës tjetër do t’i hedh me një raketë.” Pamjet janë shpërndarë gjerësisht teksa shumë komentues jepnin vlerësimin e tyre për gjestin.

Një përdorues tha: “Mund të fitosh më shumë para duke ecur në rrugë sesa duke punuar!” Ndërsa Sara shkruante: “Tani sa herë të shikoj një helikopter, do të kërkoj modelet e rrjetit që lëshojnë para, Bel Ponciano sulmon nga ajri.”

Këtë stil e kanë bërë së fundmi dhe personazhe të tjera të njohura të rrjetit ndërsa është hera e dytë për Ponciano që në fillim të vitit hidhte para nga dritarja e një hoteli, shkruan The Mirror.

FOTO GALERI
1/3
Në një prej tentativave më të fundit për famë e zhurmë në rrjetet sociale, modelja braziliane Bel Ponciano ka lëshuar nga helikopteri kartëmonedha në vlerë rreth 2000 dollarë në një plazh

Top Channel