Mblidhet komisioni hetimor i shëndetësisë, sërish përplasje mes palëve, Ndreca-Vokshit: Thirrjet e mbledhjeve s’mund të jenë të njëanshme

23/04/2024 13:21

Është mbledhur këtë të martë Komisioni i komisioni hetimor lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Por që në nisje të këtij komisioni, palët politike janë përplasur, pasi kryetarja Alban Vokshi deklaroi se PS ka bojkotuar dhe braktisur mbledhjet.

Ndreca u shpreh nga ana tjetër se kjo nuk është e vërtetë.

“Më vjen shumë keq që e nisni me deklarata politike. Shumica nuk e ka bojkotuar këtë komision. Thirrjet e mbledhjeve nuk mund të jenë të njëanshme. Jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar, por kemi punuar intensivisht me një Plan Hetimor, atë që ju nuk e keni bërë prej vitesh. Ta fillojmë mbarë mbledhjen duke miratuar fillimisht rendin e ditës dhe pastaj vijojmë me pikat e tjera”, deklaroi Ndreca.

Pjesë nga diskutimet:

Ndreca: Ta fillojmë mbarë, fillojmë me miratimin e rendit të ditës

Vokshi: Nuk e di cilit nen i referoheni që unë duhet të pyes sekretarin për të thirrur mbledhje. Kam zbatuar ligjin që e keni hartuar vetë. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren.

Klevis Xhoxhi: Në këto mbledhje ka dështuar arroganca dhe fryma e konfliktualitetit që ju karakterizon. Komisioni ka qenë në punë, ekspertët kanë qenë duke punuar për të sjellë propozimet e planit hetimor. Detyra juaj duhej të ishte bashkërendimi mos të kishim dy plane nga dy palë ekspertësh.  Është e qartë se cila palë ka ardhur për të bërë punë dhe cila zhurmë

Ina Zhupa: Tërheq vëmendjen për gjuhën aspak etike, ku e merrni të drejtën që t’i drejtoheni në atë gjuhë kryetares. Keni bojkotuar që të shtyni punën e këtij komisioni pa produkt.

Top Channel