Ish-ministri Ilir Beqaj mori sot në mënyrë elektronike, nëpërmjet një USB-je të gjithë fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij.

SPAK zbatoi vendimin e GJKKO-së, që një javë më parë e urdhëroi t’i vendosë aktet elektronikisht Beqajt dhe të akuzuarve të tjerë.

Ish-ministri i shëndetësisë është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Top Channel