Dhjetra arrestime nga policia në protestat e dy universiteteve në SHBA për luftën në Gaza (fotot)

23/04/2024 17:39
Studentet degjojne folesin ne Emerson College

Protestat kundër luftës së Izraelit në Gaza kanë përfshirë prej ditësh disa universitete elitare në SHBA teksa zyrtarët raportohet se kanë ndërhyrë sot me forcë për shpërndarjen e tyre.

Policia veproi për shpërndarjen e protestës me tenda New York University duke bërë arrestime të shumta.

Dhjetra studentë u arrestuan gjithashtu në universitetin elitar Yale, ndërsa Columbia University anuloi orët e mësimit, shkruan rrjeti BBC.

Në lidhje me protestat e studentëve, Shtëpia e Bardhë dënonte disa “incidente antisemite” që kishin njollosur demonstratat.

Protestat dhe debatet për luftën brutale në Gaza dhe kufizimin e fjalës së lirë kanë tronditur kampuset universitare në SHBA që prej nisjes së konfliktit gjashtë muaj më parë.

Protestat universitare në SHBA erdhën në qendër të vëmendjes vetëm javën që shkoi kur policia e  New York City arrestoi më shumë se 100 demonstrues në kampusin e Universitetit Columbia.

Prej atëherë lëvizja është përhapur në të tjera universitete dhe kamping-e protestuesish janë ngritur në Universitin California në Berkeley, në Massachusetts Institute of Technology (MIT), University of Michigan, dhe universitetin Emerson College and Tufts.

Në të gjtiha protestat studentët kërkojnë që institucionet “të bëjnë transparencë dhe të distancohen nga kompanitë prodhuese të armatimit, të atyre që kanë interesa në pushtimin izraelit dhe dërgesave ushtarake për Izraelin”.

Studenti Alejandro Tanon tha për rrjetin AFP se SHBA është në një “moment kritik”, duke i krahasuar protestat me ato kundër luftës në Vietnam, ose kundër regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut.

“Ne mbështesim Palestinën dhe lirinë për të gjithë njerëzit”, tha një protestues për CBS News.

Në universitetin NYU disa dhjetra studentë protestues janë vendosur në një kamp me tenda, për të cilat institucioni tha se janë të paautorizuar teksa policia kishte nisur arrestimet.

Autoritetet dënonin ato që quanin thirrjet dhe incidentet anti-semite kundër hebrenjve në protesta./BBC/

FOTO GALERI
1/3
Protestat kundër luftës së Izraelit në Gaza kanë përfshirë prej ditësh disa universitete elitare në SHBA

Top Channel