Asllani, “në qiellin e shtatë”: Ndoshta ende s’e kam kuptuar që e kemi fituar

23/04/2024 09:37

Në festën e titullit të zikaltërve, që njëkohësisht shënon edhe qepjen e yllit të dytë në fanellë nuk mund të mungonte Kristjan Asllani, që ka peshën e tij, gjithsesi, në këtë arritje të madhe të Interit.

Si futbollist, por edhe si tifozët i zikaltërve, futbollisti i Kombëtares Shqiptare po përjeton një moment magjik.

“Jemi shumë të lumtur, nuk ka fjalë që e përshkruan. Si tifoz i Interit, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë. Jemi të lumtur, edhe sot ishim larg shtëpisë, por kishte shumë tifozë. Ndoshta ende nuk e kam kuptuar që e kemi fituar këtë kampionat, do të shohim nesër në mëngjes”. Fitorja në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne e donim “skudeton”, ia dolëm. Tani le të vazhdojmë”, deklaroi Asllani./ Supersport

Top Channel