Mediat britanike flisnin sot me entuziazëm për një projekt ambicioz hekurudhor €2.5 miliardësh që lidh dy destinacione të preferuara në brigjet e Spanjës.
Inxhinierët në Malaga kanë prezantuar planet e linjës që lidh Malaga me destinacionin e preferuar bregdetar Marbella që pritet të lehtësojë trafikun dhe të rrisë ndërlidhjen në të gjithë rajonin.
Iniciativa thekson nevojën e përmirësimit të aksesit të turistëve në një nivel të ngjashëm me destinacione të tjera si Bilbao, Valencia, e Alicante.
Jesus Martin, arkitekti i propozimit tha se projekti është reagimi ndaj mangësive në Malaga të linjave hekurudhore në krahasim me qytetet e tjera.
Martin tha: “Ne e dimë se numra të mëdhenj banorësh jetojnë jashtë kryeqytetit me lidhje të pakta transporti”.
Ai shtonte se linja e re do të përfshijë ndalesa në pikat e rëndësishme të Churriana, Alhaurin el Grande, Alhaurin de la Torre, Coin, Ojen, Marbella, e San Pedro Alcantara.
Por zbatimi i projektit përballej me sfida prej terrenit të ashpër bregdetar dhe mangësive hapësinore.
Duke theksuar natyrën afatgjatë dhe me kosto të larta të propozimeve, Martin theksonte avantazhet shoqërore të projektit nga i cili sipas tij përfitonin 300,000 individë, ndërsa shtonte se për përfundimin e planeve mund të nevojiteshin rreth një dekadë, në varësi të faktorëve të ndryshëm./Express.co.uk/
Top Channel