“Moj Serbi murin ta prisha”, Meta jep udhëzime duke bërë susta në zyrë dhe paralajmëron se… do shkojë poshtë ballkonit

22/04/2024 16:21

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon të publikojë video nga zyra e tij, duke bërë stërvitje me susta dhe duke udhëzuar stafin për Konventën e 27 prillit.

Këtë herë përballë tij nuk kishte vartës ku ai fliste dhe ata mbanin shënime, por vetëm një pjesëtar i stafit që ndiqte me vëmendje porositë e Metës për t’u ngritur më herët në mëngjes se “nuk kemi shumë kohë”.

Në videon e publikuar, Meta njofton edhe faktin se pas konventës do të shkojnë poshtë ballkonit të Berishës për të kënduar.

“E di që e ke merak shumë punën e doktorit të madh. Do ta nisim në 27 prill në orën 10.00 me “Për ty Atdhe” bashkë me djalin e Mentor Xhemalit të paharruar dhe do ta mbyllim pastaj me “moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha te Berisha që vdes ti dhe të ka vënë në siklet të madh, por prapë jemi më të fortë me më shumë Berishë’”, thotë Meta.

Top Channel