Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking” në Ton News është shprehur se 4 analistët më të mëdhenj të Britanisë janë shprehur se Lufta e Tretë Botërore do shpallej për Kosovën, por u ndalua nga Clinton.

Ngjela tha se Kosova është nën ‘ombrellën’ e SHBA-së, sepse Amerikës i intereson bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Rusisë.

“Janë dy politika që janë përballë njëra tjetrës. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç. Të dy kanë në lojë pushtetin e tyre. Këtu përplasen dy lloje interesash, interesi i Kosovës shqiptare që ka marrë pavarësinë dhe po vazhdojnë njohjet. Kemi dhe ngarkesën e politikës së Beogradit dhe presidentit të saj, e cila në fakt është politika e pushtuesit. Vuçiç me Kurtin, pushtuesi me të pushtuarin. I pushtuari është i pavarur dhe ai nuk e pranon se i bie pushteti.

Ish Jugosllavia dhe Serbia tmerrin e kishin te Kosova, 4 analistët më të mëdhenj anglez të viteve 70’ kanë thënë lufta e tretë Botërore shpallet për Kosovën. Po ta shikosh me vëmendjen ishte brilanca e Bill Clinton që nuk u bë luftë botërore. Shkuan në Këshillin e Sigurimit dhe absetnuan Rusia dhe Kina. Ishte politika e madhe e Clinton, figura më e madhe që ka ndihmuar Shqipërinë. Kosova është shtet shqiptar i pavarur, nën ombrellën e shtetit amerikan. Amerika e mbështet Kosovën se i duhej bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Rusisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA