Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po përballen në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Presidenti i Serbisë në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit tha se 11 vjet që nga Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni ende nuk është themeluar nga Kosova.
“11 vjet më vonë, megjithëse serbët i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e vështira sipas asaj marrëveshjeje, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është as në dukje”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë shprehu edhe njëherë shqetësimin për vendimin e BQK-së për dinarin. Ai thotë se me këtë vendim janë prekur komunitetet joshqiptare.
Sipas tij vendimi është implementuar menjëherë pavarësisht se kishte premtime nga autoritetet për shtyrje të zbatimit për tre muaj.
“Kopshtet, shkollat e universitetet nuk kanë mundur të pranojnë mëditje. Vet Albin Kurti është në krye të këtyre personave që po persekutojnë serbët”.
Vuçiç thotë se në vend që të dënohet Kurti për këto vendime ai po shpërblehet nga ndërkombëtarët.
“Kurti mbeti i përkushtuar ndaj “Shqipërisë së Madhe”. Në vend që të sanksionohet, regjimi i Kurtit shpërblehet vazhdimisht”, tha Vuçiç.
“Po ashtu në barnatoret në veri është konfiskuar malli duke shkaktuar probleme të mëdha në shëndetësinë e serbëve”, ka vazhduar tutje Vuçiç.
Top Channel