Italia ngjyroset “zikaltër”, ndeshja me Milanin përfundoi me tri kartona të kuq dhe sherr në fushë

22/04/2024 23:03

Inter ngjyrosi “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon, me skuadrën e Simone Inzaghi-t që pas suksesit 1-2 siguroi matematikisht titullin kampion, titullin e 20-të në histori, me golat e Acerbi-t dhe Thuram, ndërsa për Milan-in në këtë përballje shënoi vetëm Tomori në minutën e 80’, me ndeshjen që u mbyll mes tensioneve dhe tre kartonëve të kuq, për Theo-n, Dumfrie-s dhe në fund Calabria-n.

Në minutat e fundit të ndeshjes pati tensione mes Gabia dhe Tomori të cilët ndëshkohen me karton të verdhë  për ndërhyrjet e tyre. Pasi u dhanë pesë minuta shtesë, plasi sherri në fushë me lojtarëve të dy skuadrave, ndërsa Hernandez dhe Dumfrie-s u ndëshkuan me karton të kuq.

Edhe një goditje me bërryl ndaj Fratezit nga Calabria, i cili mori po ashtu karton të kuq, ndezi sërish gjakrat tre minuta më vonë, ndërsa ndeshja u mbyll në minutën  90’9′.

 

 

Top Channel