![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/vlcsnap-2025-02-08-23h30m09s984_hd-800x450.jpg)
08/02 23:31
Flamur Noka ka folur pas Gjykata ka liruar 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së Bashkisë së Tiranës, të cilët hodhën bomba molotovi dhe dhunuan efektivët e policisë.
Mes të tjerash deputeti Noka tha se opozita nuk do të ndalet, duke paralajmëruar sërish protesta.
“U shpik një masë që nuk i lejohet të dilet në vende publike. Ndalohet e drejta e protestës, kemi të bëjmë me struktura të krimit të organizuar që janë turrur me çdo kusht të ndalojnë protestës.
A gjykata policia apo shteti i Ramës nuk shpëton dot Veliajn apo ata që janë vjedhur, ata do të përballen me opozitën”, tha ai.
Top Channel