“Albin Kurti po rrezikon stabilitetin në rajon”, përfaqësuesi rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Perëndimi në vend ta gjykojë, po u heq vizat

22/04/2024 19:21

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, tha se  kryeministri Albin Kurti po cenon stabilitetin në rajon. 

“Albin Kurti dëshiron t’i rivizatojë kufijtë dhe kjo rrezikon stabilitetin e rajonit dhe vendeve fqinje. Përfaqësues të tij në parlamentin e Maqedonisë japin deklarata të tilla. Në vend të gjykimit të tyre, Perëndimi po iu jep koncensione duke u heq vizat në udhëtim në Shengen dhe në pranimin në Këshillin e Europës”, tha përfaqësuesi rus.

“Këshilli i Europës ende ka rastin që të shpallë një rezultat të turpshëm të Këshillit të Ministrave në maj dhe shpresojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Albin Kurti haptazi anashkalon normat ligjore, duke demonstruar pamundësinë që të bëjë diçka të tillë. Kjo nuk është hera e parë. Nëse veprimet e shqiptarëve të Kosovës nëse nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar, konfliktet në Ballkan mund të shkojnë në një konflikt të hapur. Po krijon kushtet për një situatë të tillë nga shumë vende dhe kërkohen të mbahen parime përgjegjëse”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA