Ekspertiza mjeko ligjore ka hedhur dritë mbi një ngjarje tragjike në ishullin grek , Kos.

Sipas vlerësimeve të para nga autopsia e kryer prej mjekut ligjor tek një foshnje fatkeqe, ajo ka ndërruar jetë nga mbytja dhe asfiksia gjatë gëlltitjes së ushqimit.

Foshnja në fjalë, u dërgua e vdekur në spitalin e Kos të shtunën në mbrëmje pasi prindërit e saj thirrën ndihmën e shpejtë.

Ekipi i shpëtimit që ka mbërritur me ambulancë në shtëpi, konstatoi se foshnja nuk merrte frymë dhe ka zbatuar protokollet përkatëse të reanimacionit.

Pak minuta më vonë , foshnja iu dorëzua mjekëve të kujdesshëm në Spitalin e Përgjithshëm të ishullit Kos, të cilët konstatuan praninë e ushqimit të patretur në sistemin e saj të frymëmarrjes, çka ka sjellë edhe vdekjen e saj si pasojë e mungesës së fluksit të oksigjenit.

Lajmi i gabuar që u përhap në mediat vendase ishte se fëmijës ju gjetën disa shenja si gërvishtje apo mavijosje në disa pjesë të ndryshme të trupit , si dhe se unaza anale ishte e lirshme, gjë që nuk përputhet me moshën e saj , ndaj u aludua për abuzim seksual.

Por pak më vonë nga ekspertiza mjekësore që u krye nga mjeku ligjor I spitalit të Rodosit u konkludua se vajza nuk ka asnjë shenjë abuzimi seksual, ndërsa gërvishtjet dhe mavijosjet që kishte në trup janë shkaktuar nga disa përplasje e goditje nga vëllai I saj dyvjeçar, ose nga disa aksidente të shkaktuara nga prindërit ditë më parë.

Megjithë zhvillimin e fundit, organet greke mbajnë të arrestuar prindërit e saj, të moshës 21 dhe 20 vjeç përkatësisht ,me prejardhje romë ,me akuzën e ekspozimit fatal të një të mituri .

Policia ndërkohë ka marrë deponime nga të paktën 10 persona që kanë dëshmuar ndërsa për çështjen është njoftuar edhe prokurori publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA