“Universitetet si në ’92”/ Studimet tregojnë se Shqipëria është ende në fillimet e demokracisë

20/04/2024 13:58

A janë të lirë dhe kritikë më të arsimuarit e vendit tonë? Dy indekset e Institutit Europian Kërkimor V-Dem, “Varietes of Democracy”, mbi lirinë akademike dhe akademikun si kritik, tregojnë se Shqipëria është në nivelet e fillimit të demokracisë në vend.

Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare: Ajo që është më problematikja është se elitat e vendit, akademikët nuk marrin pjesë ndaj kritikave ndaj politikave publike për të kritikuar një ligj, për të kontribuar në një vendim të Këshillit të Ministrave .

Sot akademiku shqiptar nuk është i lirë në vendin e punës, nuk ka mundësi të kritikojë politikat publike.

Vetëm në zhvillimet e 6 muajve të fundit, ku një rektor pezullohet për korrupsion, vendoset në detyrim paraqitje në SPAK, ndërkohë një rektor tjetër vendos me senatin për të shkrirë universitetin, të gjithë këto universitete e patën të pamundur të shkaktonin debat me këto zhvillime dhe vetëm më gishtat e dorës numërohen pedagoget që kanë reaguar në këto universitete.

Vetëm në vitin e fundit akademikët mund të bënin oponencën e tyre në ligjin për mjekët e rinj që ju pengohej diploma, mund të merrnin pjesë në buxhetin e shtetit për të kontribuuar me analizat dhe studimet e tyre, po sigurisht që kjo mungesë e akademikut si kritikë e bën të pamundur që akademia të japë oponencën e tyre për çdo lloj vendimmarrje politike dhe publike që merret në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA