“Këtu arrin bora deri në katër metra”/ Punonjësi i mirëmbajtjes së rrugëve në Bogë: Vështirë të gjesh punonjës, kanë ikur

20/04/2024 18:12

“Punë Pa Teka” vijoi ndalesën e radhës, këtë herë në Bogë, ku Kristi Gongo u bë punonjësja më e re e mirëmbajtjes së rrugëve.

Ajo mësoi disa “sekrete” të punës, por njëkohësisht bisedoi edhe me punonjës të cilët merreshin prej vitesh me atë punë.

Njëri prej tyre deklaroi se trashësia e borës në zonën që ai mbulon arrin deri në katër metra, por këtë vit situata nuk ka qenë aq e rëndë.

“Kam tre vite që e bëj këtë punë. Këtu jemi 1750 metra mbi nivelin e detit. Bora arrin deri në katër metra, por këtë vit nuk ka pasur aq trashësi dëbore. Pjesa më e rrezikshme kur bien orteqe. Rruga mund të rrijë maksimumi një ose dy ditë e bllokuar edhe më pas hapet”, tha ai.

Ndër të tjera punonjësi i mirëmbajtjes së rrugëve tregoi se është e vështirë të gjesh punonjës, pasi kanë emigruar.

“E vështirë është të gjesh punonjës, por një pjesë janë të zonës. Këtu në zonën e Bogës kanë emigruar shumë. Pjesa tjetër e punonjësve janë nga Shkodra. Pjesa e dimrit do shumë kujdes, duhet të jemi të gatshëm. Emigrimin nuk e kam provuar asnjëherë. Edhe këtu po punove ke të ardhurat dhe kushtet”, tha punonjësi i mirëmbajtjes së rrugëve”, u shpreh ai gjatë bashkëbisedimit me Kristin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA