“Je në kërkim, edhe kriminel edhe bën humor”, ish deputeti demokrat tregon historinë e pazakontë në podcastin e Ramës sesi e ndaluan në kufi

20/04/2024 12:22

Ish deputeti demokrat Mark Marku, një figurë me shumë angazhime publike si në fushën e arsimit universitar po ashtu edhe në media ishte i ftuari surprizë në podcastin javor të kryeministrit Edi Rama.

Teksa kryeministri Edi Rama i kërkoi ndjesë për ironinë e përdorur me emrin e Mark Markut gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, ish-deputeti foli për historinë e emrit të tij dhe tregoi historinë e pazakontë si u ndalua në kufi për shkak të emrit.

Kryeministri Edi Rama: Tani të detyrohem një ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar sot dhe aq më tepër që më ke nderuar me praninë këtu, por ta bëj ndjesën përpara se të bëj pyetjen: Në një moment të barrikadimeve gjatë fushatës së fundit, mos gabohem, ti ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me njëfarë ironie që nuk më bën krenar sot por ndërkohë kam dëshirë të të pyes për këtë, për emrin Mark Marku?!

Mark Marku:  Në Mirditë zakonisht dikush merr emrin e gjyshit. Gjyshi ka pasur emrin Mark dhe është edhe një problem që shumë mirditorë por edhe shumë shqiptarë kanë në dokumentacion, që nuk mbahet një mbiemër stabël por mbiemri shkon duke u ndryshuar, për shembull Mark Marku e jo Mark Pjetër Prenga siç e kishte pasur im atë dhe po të shkoje kështu në linjë të vazhdueshme, po të respektohej e njëjta traditë, i bie që vazhdimisht ti të jesh përsëritje e mbiemrit të gjyshit. Ta kesh si mbiemër dhe kur kam ardhur në Tiranë, po themi pasi kisha botuar ciklin me poezi një mik im më tha kështu tha Mark Marku tha, ti qenka i ri tha, unë sa kisha mbaru gjimnazin. Unë të mendoja një 50 vjeç, 60, kështu edhe kishte edhe një përfytyrim epik që unë s’ia plotësoja fare, ishte zhgënjimi total në kuptimin dhe më tha; Pse nuk e ndërron emrin? Thashë po emri pse të ndërroj thashë se nuk e kuptoj. – Po jo, tha se me këtë emër, tha do paragjykohesh e tjerë e tjerë, emrin s’kam pse ta ndërroj, thashe nuk është se më pëlqen, as s’më pëlqen se nuk ka lidhje me vetë personin emri, aq më tepër kur s’e vë vete emrin e vet, por thashë nuk mendoj thashë, pastaj thashë më duket normal thashë jam mësuar me atë, dhe do më duket sikur s’jam unë ai personi në momentin që do ta thërrasin.

Kryeministri Edi Rama: Interesant, unë nuk e dija këtë të transformimin të emrit të gjyshit, gjithmonë mbiemër.

Mark Marku: Gjithmonë shkon kështu dhe problemi ka qenë në gjendje civile, sepse gjendja civile regjistronte sipas parimit një mbiemri, por x për një familje, apo për trungun familjar. Kurse në dokumente shkollorë ndryshonte dhe mua më ndodhi kur shkova në Francë për herë të parë për studime, nuk e evidentuan atë ndryshimin, sepse kisha dy gabime, ishte pasaporta, ishte me mbiemër tjetër, dokumentet shkollorë, të gjithë me Mark Marku dhe kisha edhe një gabim në muajin në ditëlindjes 25/06  – 26/05, në Francë nuk e kapën. Kur shkova pastaj në Itali, për në Romë për studime bëra regjistrimin dhe krye sekretarja në momentin që shkova për të marrë diçka tha: Hajde, hajde pak këtu, se ke një problem ti. – Çfarë problemi kam i thashë? – Tha, po ty nuk të përputhet. Nuk të përputhen dokumentat shkollore me emrin dhe mbiemrin e dokumentat e shkollës, deftesat e gjitha, diplomat me pasaportën, kështu që si do ja bësh, se është problem i madh. Plus që kishte kap edhe dallimin në ditëlindje.

 -Thashë unë e di.

 -Si e di tha. Dhe ke vazhdar tha deri tashi tha, deri në të pikë kështu?

-Po i thashë unë.

Tha po duhet ta zgjidhësh, e thashë po duhet ta zgjidhësh, si do të zgjidhesh, do të shkoj në Shqipëri e thashë unë do të ndryshojë, do të bëjë regjistrim në gjendje civile ai akti që bësh.

-Po është e vështirë, tha kjo do pesë vjet minimumi, shteti jonë funksionon shumë mirë i thashë dhe e zgjidh shpejt dhe kështu e zgjidha.

Kryeministri Edi Rama: Pastaj më pas u angazhove më shumë e më shumë e më shumë.

Mark Mark: Më fal, kjo më ka krijuar një problem një herë. Ish një person në kërkim me emrin Mark Pjeter Marku, i cili kishte bënë një krim, ishte nga Mirëdita, kishte bënë një krim në ‘97 atje në rrugën që shkonte për Fushë  Arrëz, ai ishte në kërkim. Mua më thonin ndonjëherë kur kaloja në kur kaloja nëpër nëpër doganë, nëpër kështu, – Je kërkim! Por, ngaqë më njihni nuk më pengonin.

Edhe unë bëja shaka; – Kush më kërkon edhe në një moment një police që nuk njihte në portin e Durrësit, po të kthehesha nga Bari në Shqipëri, tha o tha ti qenka në kërkim, ti je në kërkim tha

Thashë kush më kërkon? I Thashë unë me shaka. – O tha edhe kriminelë, tha edhe bën dhe humor dhe lajmëronte në  lajmëronte aty në radio që kemi kap atë kriminelin e shumëkërkuar e tjerë, erdhi shefi i kufirit aty dhe në pa njofti i tha hajde pak hajde këtu ta shpjegojmë, çfarë është kjo. Aty e mora seriozisht unë. Është një person kërkim, pastaj hyra se duhej të bëja sqarim, se kisha hall se do të ndalonin në ndonjë aeroport ndërkombëtar, se këtu nuk kishte problem dhe më tha duke parë personat që kishin kaluar në TIMS atë vit ishin 108 vetë me emrin Mark, me emrin e babës Pjetër.

Kryeministri Edi Rama: Të ndryshëm.

Mark Marku: Të ndryshëm, që kishin kaluar në sistemin TIMS, jo  në Shqipëri. Kështu që kjo ka të mirën dhe të keqen, se je shumë i dublur …

Kryeministri Edi Rama:  Bën njëri një krim dhe pastaj janë 107 të tjetër që mund të kapem

Top Channel