Allegri: Pjesa e parë tmerr! Duhej t’i zëvendësoja të gjithë

20/04/2024 09:25

Juventusi mori një pikë në Sardenja. Bardhezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të dobët ndaj Cagliarit, duke pësuar dy gola.

Më pas reaguan dhe në fund patën fat falë autogolit të Dossenës. Trajneri Max Allegri nuk i kurseu kritikat për lojën e ekipit të tij.

Pjesa e parë ishte për t’u harruar. Ata na kapën 7 herë në kundërsulme. Nuk e kultuam ndeshjen, gabum gjithçka në 45 minutat e para.

I humbëm të gjithë topat. Duhej t’i zëvendësoja të gjithë, përfshirë edhe veten time…

Nuk fituam asnjë duel! Cagliari vrapoi më shumë se ne. Në pjesën e dytë ata ranë, ndërsa ne u përmirësuam në aspektin teknik.

Djemtë u treguan të aftë më pas, por ndikoi edhe lodhja e Cagliarit. Që nuk po na mbyste më me presingun lart“, u shpreh tekniku i Juventusit.

Skuadër që ka performuar shumë dobët periudhën e fundit. Dhe tashmë rrezikon të humbë edhe vendin e tretë./ Super Sport

Top Channel